Seferi ndryshon skuadër, por mbetet në Zvicër

Taulant Sefeir nuk po arrin dot që të gjejë hapësirat e mjaftueshme te skuadra e Jang Bojs dhe në të tilla kushte ka kërkuar një aventurë të re. Mesfushori i Shqipërisë U-21 do të vijojë të luajë në Zvicër, por në ligën e dytë.

Vetë lojtari parmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se ai do të luajë me skuadrën e Vintertur. Gjithsesi, kampionët e Zvicrës duket se besojnë tek aftësitë e lojtarit të lindur në Kumanovë, pasi nuk e kanë lënë të lirë, por e kanë huazuar.

Duket një lëvizje e mirë për 21-vjeçarin, i cili duhet të mendojë që të ketë sa më shumë minuta në dispozicion. Edhe edicionin e shkuar Seferi u huazua tek Vohlen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *