Seferi & Co, pritet pasaporta nga dekreti presidencial

0

Bushi ka gati katër emra rezervë për t’i zëvendësuar, por do të presë deri javën tjetër, pasi beson se procedura burokratike për nënshtetësinë do të përshpejtohet

Edhe pse kemi arritur që të bindim Taulant Seferin që të vishet kuqezi, megjithatë, rreziku që të debutojë me ekipin Shpresa është i madh dhe lidhet me faktin se futbollisti kosovar i lindur në Kumanovë të Maqedonisë, s’ka ende pasaportë shqiptare. Jo vetëm, por FIFA i mohon pjesëmarrjen në këtë miqësore ndaj Moldavisë edhe tre lojtarëve të tjerë të thërritur nga Bushi. Bëhet fjalë për mbrojtësin Bardhec Bytyqi të Alborgut, mbrojtësin Leonardo Maloku të Peskarës dhe sulmuesin e ri të Kaiserslauternit, Valdrin Mustafa.

Edhe pse trajneri Alban Bushi ka gati katër emra rezervë, që do të “peshkohen” në kampionatin shqiptar nga ekipet elitare, megjithatë, burime të sigurta të gazetës bëjnë me dije se do të pritet java tjetër në mënyrë që të pajisen me nënshtetësi shqiptare, me një dekret presidencial të përshpejtuar.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image