Sefa karikon Lushnjën: Rivalitet edhe në miqësore, guxojmë në Ballsh!

0

Fatjon Sefa, pavarësisht moshës, vijon të shënojë dhe të jetë një lider te Lushnja. Sulmuesi shtatlartë dhe shokët e tij të skuadrës po përgatiten për ndeshjen e radhës, atë në Ballsh me Bylisin kryesues. Edhe pse verdhejeshilët nuk kanë ndonjë objektiv madhor, premtojnë se do të vijojnë të jenë dinjitozë deri në fund të kampionatit.

Vetë Sefa nuk mund të luajë për shkak kartonësh, por tenton të karikojë pjesën tjetër të futbollistëve. Për SportEkspres.com ai deklaron: “Edhe pse do të mungoj në Ballsh për shkak se jam i skualifikuar nga kartonët, skuadrën e motivoj si kapiten që të bëjë lojën e saj më të mirë. Tradicionalisht mes Lushnjes e Bylisit ka patur rivalitet, si në kampionat, ashtu edhe në ndeshjet miqësore. Edhe kjo sfidë e tillë do të jetë”.

Kapiteni i lushnjarëve thekson se pozicionet në renditje nuk do të ndikojnë në këtë përballje. “Do jemi dinjitozë deri në fundin e kampionatit. Në ndeshjen e kësaj jave në Ballsh nuk do na pengojë pozicioni që kemi në renditje për të synuar maksimumin. Ne do guxojmë”, u shpreh Sefa.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.