Sefa: Gjyqtari, protagonist i njëjtë

Fatjon Sefa ishte autori i golit të dytë për Lushnjën, që i dha dhe pikën skuadrës së tij. Pas ndeshjes ai foli për mediat, duke qenë në të njëjtën linjë me trajnerin Dedja për gjykimin dhe tifozët. “Duhet të besojmë të gjithë që Lushnja është në garë për mbijetesën. Për këtë i falënderoj çunat për lojën e bukur që zhvilluan sot. Jam krenar për këta djem, pasi kanë ç’të japin. Dua të ndalem te gjykimet, të cilat po vijnë javë pas javës me të njëjtin protagonist që është Sino. Nuk kam çfarë të them, ja lë te tjerëve te gjykojnë, pasi ne si lojtarë na takon qe të japim maksimumin në fushën e lojës. Dua të bëj një thirrje për tifozët tanë, pasi i nxorën me të padrejtë. Sporti pa ata nuk ka kuptim. Tani jemi nisur për në komisariat, që të bëjmë maksimumin për t’i nxjerrë”, përfundon autori i golit të dytë, Fatjon Sefa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *