Sedorf, debutim i hidhur në Spanjë!

0

Një debutim i hidhur. Për Klarens Sedorf, e hëna një ditë për t’u harruar, teksa dje Deportivo La Korunja, në “Riazor”, është mundur nga Real Betisi me rezultatin 0-1. Duhet që të pritet ndeshja tjetër për ish-trajnerin e Milanit dhe që deri kohë më parë drejtonte në kategorinë e dytë kineze, përpara se të prishte kontratën. Kujtojmë që Sedorf ishte dhe shumë pranë Shqipërisë, por në fund, presidenti Duka vendosi për Kristian Panuçin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here