Sebastian Karrera, tifozi unik që kandidon për çmimin “tifozeria më e mirë”!

0

FIFA ka shpallur kandidaturat për lojtarin, trajnerin dhe tifozeritë që kanë shkëlqyer në sezonin e fundit. Ceremonia e ndarjes së çmimeve të më të mirëve do të mbahet në Londër me datë 24 shtator dhe në kategorinë e tifozëve më të mirë kandidojnë: tifozët e Perusë, Senegalit, Japonisë dhe… Sebastian Karrera.

Juria vendosi të vlerësojë pasionin e peruanëve, qytetarinë e japonezëve dhe senegalezëve, të cilët magjepsën botën me imazhet e tyre duke pastruar stadiumin në fundin e ndeshjeve, por historia më e veçantë na vjen nga Kili.

Sebastian Karrera është një tifoz i zjarrtë i Deportes Puerto Montt, ekip që konkurron në kategorinë e dytë në Kili. Gjatë sezonit të kaluar, Karrera udhëtoi 1500 km për të ndjekur ekipin e zemrës në transfertë përballë Kokuimbos. Mbasi mbërriti në stadium, të gjithë u shokuan, sepse Karrera ishte i vetmi tifoz mik, i cili kishte shkuar për të ndjekur Deportes Puerto Montt. Vendasit u detyruan të hapnin sektorin e miqve vetëm për tifozin në fjalë dhe imazhet e tij duke bërë tifozllëk i vetëm mahnitën jurinë e FIFA-s, që vendosi ta shpërblejë duke e dominuar për çmimin “tifozëria më e mirë”.

Kjo histori u përhap shpejt në rrjetet sociale dhe klubi i tij i zemrës u angazhua për t’i siguruar udhëtimet me avion Karreras për të ndjekur të gjitha transfertat e ekipit. Dashuria dhe pasioni i tij për Deportes i emocionoi të gjithë, ndërsa Arturo Vidal ka vendosur të urojë bashkëkombësin e tij për nominimin, me shpresën për t’u shpallur dhe fitues i këtij çmimi. I “çmendur”, besnik, pasion dhe sakrifica. Ky është Karrera, i cili personifikon tifozin ideal të futbollit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.