“Se imagjinoj dot si rrinë njerëzit 24 orë në shtëpi”, Lorenc Jemini: Nxjerr qenin shëtitje dhe bëj vrap

Lorenc Jemini ka dalë në një intervistë të veçantë për “Fan Zone”, atje ku ka folur nga karantina e tij. Teksa ndodhej në tarracë duke luajtur volejboll me vajzën, izolimi i figurës së njohur të sportit në Shqipëri, teksa ka arbitruar shumë ndeshje, nuk dukej edhe aq e mërzitshme.

Madje Jemini shprehet se nuk e kupton dot sesi njerëzit rrinë 24 orë në izolim, ndërsa natyra duhet të shijohet. Gjithashtu ka qenë e programuar edhe një ndeshje mes arbitrave dhe gazetarëve, me këta të fundit që e kanë anulluar, duke e parë humbjen e sigurtë. Jo më kot pasi shumë prej arbitrave kanë qenë edhe ish-futbollistë më parë, ndërsa janë edhe të përgatitur fizikisht.

“Tani unë nuk e imagjinoj dot sesi rrinë njerëzit 24 orë në shtëpi. Unë dal në tarrancë luaj volejboll me vajzën, shkoj për të nxjerrë qenin shëtitje, shkoj për vrap nga lapidari, ka shumë mundësi dhe natyra duhet që të shijohet. Se ma thotë edhe vëllai këtë, që rri vetëm mbyllur në shtëpi.

Sa i përket ndeshjes, ne arbitrat me ju do e kthenim në miqësore fare me ju(qesh). Kemi luajtur me Italinë dhe Malin e Zi dhe i kemi mundur bindshëm. Kemi një formacion mjaft cilësorë të arbitrave dhe janë shumë në formë”, ka thënë Jemini. /Sport Ekspres/