“Së bashku do t’ja dalim”/ Preidenti i UEFA-s i dërgon letër falenderimi FSHF-së: Jemi pranë jush

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, vjen me një letër falenderimi për Federatën Shqiptare të Futbollit si dhe të gjitha Federatat e tjera që janë pjesë e saj. Së bashku kanë shfaqur solidaritet dhe bashkëpunim edhe në këtë periudhë  kaq të vështirë që po kalon kontinenti ynë për shkak të pandemisë së Koronavirusit. Kjo ka sjellë ndërprerjen e futbollit në mbarë Europën, ndërsa UEFA dhe 55 federatat që e përbëjnë atë zhvilluan një mbledhje, ku komunikuan me anë të video-konferencës.

Pjesë marrës në këtë takim ishte edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili u shpreh i gatshëm që të realizonte gjithë ato çfarë numri një i qeverisë europiane të futbollit propozoi për të kryer në mënyrë që të përfundohen sezonet e lëna përgjysmë, nëse situata do të normalizohet në vijim.

“E gjithë bota e futbollit, por edhe shoqëritë tona do të dalin më të forta pas pandemisë. Unë e di që kjo situatë nuk është e lehtë në disa prej shteteve të prekura, por së bashku do tia dalim. Ne do të jemi pranë secilës federatë në këtë kohë të vështirë”, shkruan Aleksander Ceferin në  letrën drejtuar FSHF-së ./Sport Ekspres/