Sauthgejt nuk ndryshon, Uejn Runi dhe një risi në sulm për Anglinë

Anglia do të sfidojë javën e ardhshme, Amerikën si fillim në një miqësore, ndërsa disa ditë më pas do të presë Kroacinë në “Wembley”. Numri një i pankinës së “3 luanëve”, Gareth Sauthgejt, ka shpallur ditën e sotme listën e të grumbulluarve, ku bie në sy prezenca e Uillson dhe normalisht e Uejn Runit.

Sfida miqësore ndaj  Amerikës do të jetë dhe ndeshja e lamtumirës për Uejn Runin. Kjo është dhe arsyeja e grumbullimit të 33-vjeçarit, i cili do të jetë në dispozicion vetëm në ndeshjen e parë. Te lojtarët e tjerë të grumbulluar, bie në sy padyshim sulmuesi i Bornmuth, Kolum Uillson.

Sulmuesi i surprizës Bornmuth, që këtë sezon po bën mjaft mirë merr kështu ftesën e parë në kombëtaren angleze. Gjithashtu, konfirmohet Xhejdon Sanço, i cili po vijon të mahnisë te Dortmundi. Sfida ndaj Amerikës do të luhet me 15 nëntor, ndërsa ndaj Kroacisë, tre ditë më pas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *