Sauthgejt: Nuk e kuptojmë këtë VAR-in!

Trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt, ka kontestuar barazimin 1-1 ndaj Italisë pasi erdhi në sajë të vendimit të marrë pas konsultimit me VAR-in, teksa më pas theksoi se ishte një ndeshje e bukur dhe se mbeti i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij.

“Nuk e kuptoj këtë rregullin e VAR-it, sepse realisht që në një episod ka shumë debate. Arbitri kishte një fushëpamje të mirë dhe nuk kishte asnjë motivim për të parë imazhet në kamera. Sa mirë që nuk ishte një ndeshje Kupe Bote, sepse nuk do të më pëlqente të vendosej kështu. Shihet qartë se Insinje, në momentin që Tarkovski ka ndërhyrë në vrapim e sipër, është duke rënë… Megjithatë, jam i kënaqur, sidomos për golin që shënuam. Edhe pse, kemi gjëra për të rregulluar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *