Sauthgejt largon katër lojtarë, “Tri Luanët” gati për Holandën

Gareth Sauthgejt i është dashur të largojë katër lojtarë nga grumbullimi i tri luanëve për të plotësuar listën përfundimtare me 23 futbollitë për finalen e turneut të “Nations League”, ku përfaqësuesja që ai drejton ndeshet në gjysmëfinale me Holandën.

Katër lojtarët që s’do ia dalin të jenë pjesë  e turneut debutues janë Nejthën Redmond, Xhejms Uard-Prous, Herri Uinks dhe Kieran Tripier, ky i fundit ishte një ndër lojtarët më të mirë të Anglisë në Botërorin “Rusi 2018”, por forma e mirë e Kalj Uokër dhe Trent Aleksandër-Arnold ka bërë që 28-vjeçar të mbesë jashtë listës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *