Sauthgejt: Kjo Angli po krijon historinë e vet

Anglia fitoi ndaj Kolumbisë falë penalltive, një makth historik, ndaj trajneri Geret Sauthgejt ka lavdëruar ekipin e ri anglez duke thënë se “ka krijuar historinë e vet”.

Për herë të parë pas 20 vitesh një portier anglez, Pikford, priti një penallti dhe në pas Dajer shënoi penalltinë që i dha kualifikimin e parë pas grupeve Anglisë në 12 vitet e fundit.

Tashmë përballë do të jetë Suedia, por Anglia ka fituar një vetëbesim të jashtëzakonshëm.

“Ishte një moment i jashtëzakonshëm, për besimin e këtij grupi lojtarësh dhe atyre që do i pasojnë. Fituam me penallti, që ka qenë gjithnjë e pamundur për në, por fituam edhe në një atmosferë shumë të vështirë, sepse në stadium raporti ishte 5 me 1 për tifozët e Kolumbisë dhe na dukej si ndeshje në transfertë. Sot lojtarët e mi treguan se nuk ka pse të mos krijojnë historinë e vet, nuk ka nevojë të shohim të shkuarën. Ata e kanë krijuar historinë e vet dhe unë nuk dua të kthehem herët në shtëpi.

“Unë humba penallti në Euro ’96 dhe është diçka që për fat të keq do të më mbetet barrë për tërë jetën. Megjithatë, ky brez i ri lojtarësh po tregon se në jetë gjithçka është e mundur. Tani do të mendojmë për Suedinë, një kombëtare që e respektoj shumë. Gjithnjë e kemi nënvlerësuar dhe nuk kemi një bilanc të mirë me ta. Ata kanë një mënyrë të qartë lojë dhe është shumë e vështirë të luash kundër tyre. Është një ndeshje që e pres me padurim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *