Sasuolo nis fazën përgatitore, në listë dhe sulmuesi shqiptar

Sasuolo ka publikuar ditën e sotme listën e lojtarëve të grumbulluar për fillimin e fazës përgatitore në Trento. Ndër të përzgjedhurit e trajnerit Roberto De Zerbi është dhe talenti shqiptar Aristidi Kolaj.
Futbollisti 20-vjeçar ka qenë një ndër lojtarët më të dalluar të skuadrës emiliane në dy edicionet e fundit të kampionatit “Primavera”.

Kolaj aktivizohet si sulmues anësor dhe ka qenë pjesë e rregullt e grumbullimeve të kombëtares U19, ndërsa së fundmi mori ftesën e parë nga kombëtarja U21.

Kolaj është vetëm një ndër të rinjtë shqiptarë që u janë bashkuar skuadrave të Serie A në grumbullimin e fazës përgatitore. Në grumbullimin e Fiorentinës ndodhet mesfushori Erald Lakti, te Breshia 19-vjeçari Brijan Ibrahimi, ndërsa te Verona Marash Kumbulla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *