Sarri: Vendimi për Kepën ishte i thjeshtë, jemi një ekip!

0

Çelsi mori një fitore mjaft të rëndësishme mbrëmjen e kaluar, teksa triumfoi në derbi ndaj Totenhemit pastër 2-0. Një 3-pikësh që i jep frymëmarrje dhe Mauricio Sarrit, i cili është një ndër më të kritikuarit për formën që po kalon ekipi i tij.

Pas ndeshjes me “gjelat”, trajneri italian ka folur për mediat, ku është pyetur mbi çështjen e nxehtë të portierit Kepa, i cili në sfidën e luajtur mbrëmë u ul në stol. Lidhur me këtë temë, Sarri ka pranuar se portieri spanjoll bëri një gabim të madh dhe sqaroi se Çelsi është një ekip i bashkuar dhe jo i mbushur me individualistë.

“Ishte diçka e thjeshtë. Kepa bëri një gabim të madh dhe duhet ta shlyente për klubin dhe skuadrën. Gjithashtu, ishte një mesazh për të gjithë. Ne jemi një ekip dhe nuk jemi 25 individualistë. Nga tani e tutje, Kepa do të jetë me ne si gjithmonë.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.