Sarri te Juventus? Te Çelsi marrin vendimin final!

Spekulimet se Mauricio Sarri do të jetë trajneri i ri i Juventusit sa vijnë e shtohen, me italianin që pritet të mbyllë aventurën e tij te Çelsi pas vetëm një sezoni.

Në lidhje me këtë çështje, duket se dhe një vendim e ka marrë edhe klubi londinez. Siç raporton gjiganti “Sky Sport“, blutë e Londrës kanë rënë dakord me trajnerin Sarri që ai të largohet.

Trajneri italian ka dhe një vit kontratë me Çelsin, por me sa duket të dy palët do të bien dakord për prishjen e marrëveshjes. Kështu, sipas gjasave në stolin e bluve të Londrës do të vijë Frenk Lampard, ndërsa Sarri do të ulet në stolin e Juventusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *