Sarri te Juventus, Ramadani takohet me Paratiçin

Maurisio Sarri po i afrohet gjithmonë e më shumë Juventusit. Dy palët po punojnë për të rregulluar detajet e fundit të kontratës përpara se të njoftojnë zyrtarisht trajnerin e ri të Juventusit. Këtë pasdite, menaxheri i ish trajnerit të Napolit u takua me drejtuesit e Çelsit për të përcaktuar përfundimin e kontratës me klubin anglez dhe për të sqaruar detajet e fundit.

TAKIMI RAMADANI-PARATICI – Ndërkohë, Fali Ramadani, agjenti i Sarrit, është në Milano me drejtorin e Juventusit, Fabio Paratiçi. Sipas “SkySport Italia”, detajet e fundit po trajtohen në lidhje me kontratën e Sarrit, e cila do të zgjasë dy vite, deri në vitin 2021.

Çelsi raportohet se ka kontaktuar me Derbi Kauntin për Frenk Lampard, për të zëvendësuar Maurisio Sarrin në Stamford Bridge. E ardhmja e Xhianfranko Zolës, numri dy i Sarrit, mbetet e paqartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *