Sarri takohet me Ronaldon, ja çfarë u diskutua në bordin e jahtit

0

Kristiano Ronaldo ka patur një të ftuar special në bordin e jahtit të tij, aty ku po kalon pushimet verore me familjen e tij. Mauricio Sarri ka nxituar për t’u njohur nga afër me portugezin dhe për t’i shpjeguar filozofinë dhe idetë e tij.

Trajneri i ri kërkon ta vendosë Ronaldon në majën e sulmit dhe ta përdorë si një pykë me liri lëvizje dhe pa shumë detyra mbrojtëse. Sarri kërkon të shpallë 34-vjeçarin golashënues dhe beson se më këtë vendosje ai do të arrijë shifrën e 40 golave.

Ronaldos i pëlqen kjo ide dhe ka pranuar parimisht. Skema që do të përdoret nga Sarri është ajo 4-3-3 dhe detyrën më të madhe do e kenë Bernardeski, Dagllas Kosta dhe Dibala, të cilët do të furnizojnë lojtarin luzitan me topa dhe asiste.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.