Sarri: Shkëlqyem në pjesën e parë, ju tregoj lojtarin që po më befason

0

Çelsi u tregua i papërmbajtshëm në ndeshjen e kthimit kundër Dinamos së Kievit. “Blutë e Londrës” fituan në Ukrainë me rezultatin 5-0, duke u kualifikuar në çerekfinalet e Ligës së Europës me rezultatin e përgjithshëm 8-0!

Oliver Zhiru ishte autori i një trigolëshi, ndërsa nuk munguan rrjetat e Alonsos dhe Hudson Odoit. Mauricio Sarri ka mbetur i kënaqur me të gjithë. Trajneri vlerëson pjesën e parë të ekipit, ndërsa nuk i kursen elozhet dhe për mesfushorin Loftus Çik.

E nisëm mirë ndeshjen dhe goli i shpejtë na dha siguri. Luajtëm në mënyrë të mrekullueshme në pjesën e parë dhe ishte shumë e vështirë për Dinamon. Në pjesën e dytë menaxhuam rezultatin. Liga e Europës është një komepticion i vështirë. Kam fituar 16 nga 20 ndeshjet e mia në ktë komepticion, por nuk ia kam dalë të fitoj trofe. Loftus Çik? Jam i lumtur për të. Ai po përmirësohet dhe mund të bëhet një nga më të mirët në Europë në rolin e tij”, përfundon trajneri italian i Çelsit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.