Sarri paralajmëron Realin: Është nën presion, do ta bezdisim pak

0

“Real Madridi është skuadra kampione e botës, klubi më i pasur dhe me më shumë trofe. Në Madrid do doja të luanim me 12 lojtarë, por nuk na lejohet me rregullore. Për ne është thuajse e pamundur, por i kemi mundësitë ta vëmë në siklet”. Kështu shprehet Mauricio Sarri në prag të sfidës së kthimit në 1/8-at e Ligës së Kampioneve, kundër Realit.

Trajneri i Napolit duket i qetë, natyrisht me humor të mirë pas fitores në Romë: “Presioni është i tëri mbi Realin, por shënojnë prej 46 ndeshjesh dhe është normale që të kualifikohen. Ne kemi 3% të shanseve dhe do të luftojmë deri në fund”.

Nuk mund të mos preket tema De Laurentis, sepse bosi napolitan ishte i zemëruar pas humbjes në Madrid: “Jemi të bashkuar, me synimin për të pasur sukses. Pata një takim me De Laurentis, rreth 30 minuta, prej të cilave 28 minuta folëm për filma dhe 30 sekonda për futbollin”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image