Sarri “out”, Abramoviç me sytë nga dy legjendat e klubit

0

 

Çelsi pësoi një humbje të rëndë një ditë më parë, teksa u turpërua në “Etihad Stadium” ndaj Mançester Sitit me shifrat tenistike 6-0. Humbja e katërt radhazi për blutë e Londrës jashtë fushe, ku në këto ndeshje ka pësuar plot 13 gola dhe nuk ka shënuar asnjë.

Fajtor kryesor për këtë ecuri shihet pikërisht numri një i pankinës, Mauricio Sarri. Këtë javë, londinezët gjithashtu humbën dhe vendin e katërt, i cili tashmë mbahet nga Mançester Junajtid. Për gjithë këto arsye, mediat raportojnë se shkarkimi i Mauricio Sarrit është çështje kohe. Nga raportimet e fundit, thuhet që Roman Abramoviç po konsideron seriozisht shkarkimin e trajnerit italian dhe vënien në krye të ekipit të njërit prej dy legjendave të klubit, Xhanfranko Zolës, ose Frenk Lampard. Zola është për momentin ndihmësi i Sarrit. Gjithashtu dhe Frenk Lampard shihet si kandidat potencial, por ish-mesfushori është për momentin në krye të Derbi Kauntit dhe marrëveshja mund të jetë disi e vështirë për t’u arritur.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.