Sarri nuk e kërkoi largimin nga Çelsi, ja e vërteta

Mauricio Sarri do të largohet nga Çelsi për të marrë timonin e Juventusit. Tekniku italian pati një sezon me luhatje në Londër. Më pas erdhi oferta e një gjiganti si Juventus për të trazuar më shumë situatën. Mediet folën mbi një kërkesë të trajnerit për ta lënë të lirë të shkojë në Torino.
Siç raportohet nga mediet italiane, situata nuk ka qenë e tillë. Sarri pasi është menduar ka vendosur të kërkojë qëndrimin e tij në Londër. Çuditërisht përgjigja e drejtuesve anglez ka qenë “jo”. Sarri ka kërkuar një qasje më të madhe të ekipit ndaj ideve të tij dhe më shumë mbështetje nga njerëzit dhe media pranë klubit të Çelsit. Kjo nuk është pranuar dhe Juventusi buzëqesh.

Timonin e Çelsit do e marrë një legjendë e klubit. Frenk Lampard do të jetë anglezi i parë pas 23 vitesh, që vihet në drejtim të bluve të Londrës. Ish-mesfushori ka bërë një punë të mirë me skuadrën e Derbit dhe ka fituar besimin e Abramoviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *