Sarri nuk duron më: Momenti për të reaguar, kam një kërkesë për nesër

0

Futbolli anglez nuk njeh pushim, madje tani rrit marshin e tij duke luajtur më shpesh se zakonisht. Të gjithë pushojnë, por Premier Liga vazhdon, pavarësisht festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Çelsi ndodhet në një moment të vështirë, ka humbur 3 nga gjashtë ndeshjet e fundit në kampionat, ndërsa nesër i pret transferta e komplikuar kundër Uotfordit. “Blutë e Londrës” janë në vend të katërt me të njëjtën kuotë pikësh me Arsenalin (me nga 37 pikë) dhe objektivi kryesor është konsolidimi i një vendi në katërshen e parë.

Gara është e fortë, por djemtë e Sarrit duhet të reagojnë. Një gjë e tillë nuk ndodhi pas pësimit të golit nga Vardi në humbjen e fundit në shtëpi përballë Leisterit dhe Mauricio Sarri nuk toleron më. Trajneri i Çelsit ka folur në konferencën për shtyp, duke komentuar ndeshjen e radhës dhe duke treguar pritshmëritë e tij për ekipin.

Mendoj se ka ardhur momenti për të menduar për veten tonë dhe për skuadrën. Ndeshja me Uotfordin është e vështirë dhe e ketë gjë e dimë të gjithë. Duhet ta studiojmë mirë kundërshtarin dhe jam i bindur që gjëja më e rëndësishme në këto momente është reagimi ynë. Nuk më ka pëlqyer reagimi gjatë ndeshjes së fundit kundër Leisterit, kështu që le të mendojmë për reagimin që do të bëjmë pas ndeshjes së humbur”, përfundon trajneri italian i Çelsit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.