Sarri një hap larg shkarkimit, në Itali zbulojnë të ardhmen e tij

0

E ardhmja e Mauricio Sarrit është larg Londrës dhe Çelsit të tij. Elozhet e fillimi sezonit për lojën e bukur i kanë lënë vend kritikave të shumta. Mungesa e rezultateve dhe fiksimi i trajnerit italian për t’i qëndruar besnik skemave të tij taktike kanë trazuar ambientin në skuadër dhe jashtë saj.

“Blutë e Londrës” luajnë sot ndeshjen e kthimit kundër Malmos në Ligën e Europës, ndërsa finalja e së dielës kundër Mançester Sitit do të përcaktojë dhe të ardhmen e Sarrit. Nëse Abramoviç vendos ta shkarkojë, trajneri mund të rikthehet në Serie A.

Siç raporton “La Reppublica”, ai është zgjedhja e parë e Romës. Di Françesko dhe drejtori sportiv, Monçi, priten të largohen në fund të sezonit. Verdhekuqtë kanë nisur kontaktet me 60-vjeçarin dhe Franko Baldini, këshilltari i presidentit Palota, ka darkuar me ish-trajnerin e Napolit në Londër, aty ku i ka parashtruar interesimin e Romës.

Gjithçka bëhet në funksion të sezonit të ardhshëm, ndërsa pritet me interes se sa do të zgjasë aventura ishullore për Mauricio Sarrin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.