Sarri mbron Higuain, bën dhe krahasimin e goditur me Suarezin

0

Trajneri i Çelsit, Maurisio Sarri ka mbrojtur lojtarin e tij, Gonzalo Higuain, i cili është kritikuar në shumë raste nga mediat britanike, por dhe nga tifozët e Bluve të Londrës. Sarri tha se për një sulmues, është shumë e vështirë që të ambientohet në Premier Ligë, duke dhënë dhe shembullin e Suarezit:

“Mendoj që ai duhet të përmirësohet fizikisht dhe psikologjikisht. Gjithashtu mendoj se do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për ne në pjesën e mbetur të sezonit. E dini shumë mirëq që nuk është e lehtë të ambientohesh në Premier Ligë që në muajt e parë. Problem e ka pasur dhe Luis Suarez. Në sezonin e tij të parë te Liverpuli, ai shënoi vetëm katër gola, ndërsa në sezonin e dytë 17.

Kështu që nuk është aspak e lehtë për një sulmues që të luajë menjëherë në ritmet më të larta në Premier. Mendoj se Higuain ka ende kohë që të përmirësohet”, përfundoi Sarri.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.