Sarri: Kurorëzim i një karriere të gjatë, jap gjithçka për Juven!

0

Mauricio Sarri po prezantohet si trajner i Juventusit, me italianin që është në konferencë së bashku me drejtorin Fabio Paratiçi. Në fjalët e tij të para, tekniku shprehet i lumtur dhe deklaron se do të japë gjithçka për Juventusin, që sipas tij është klubi më i rëndësishëm në Itali.

“Te Napoli dhashë gjithçka, më pas vendosa të kaloja në Premier League, ku pata një eksperiencë fantastike. Juventusi është ekipi më i mirë në Itali për momentin dhe më ofruan rikthimin në Itali. Është kurorëzimi i një karriere të gjatë.

Ka qenë një udhëtim i gjatë me hapa të vegjël për mua. Tani jam te klubi më i rëndësishëm në Itali dhe ky është një tjetër hap para për mua pas eksperiencës me Çelsin. Për tri vite zgjohesha nga gjumi dhe mendoja si të triumfoja ndaj Juventusit, sepse ata ishin ekipi fitues. Dhashë 110% dhe përsëri nuk ia dola. Tani do jap gjithçka për këtë klub.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.