Sarri: Jeni të sëmurë nëse mendoni se fle duke menduar për Juven

Napoli vuajti jo pak, por në fund arriti të fitonte 4-2 ndaj Udinezes, me një paraqitje të shkëlqyer në 30 minutat e fundit të ndeshjes, pikërisht pas golit të Krotones ndaj Juventusit. Të dielën luhet Juve-Napoli dhe diferenca është shkurtuar në 4 pikë, por trajneri i Napolit Mauricio Sarri ul entuziazmin në qytet dhe kërkon të largojë presionin: “Objektivin e klubit e arritëm që javën e shkuar, prej sot jemi matematikisht të dytët dhe mund të fillojmë të zbavitemi, sepse e bëmë atë që kishim për detyrë. Ndaj Udinezes ishte një ndeshje shumë e bukur, edhe pse gabuam te hapësirat e shumta dhe golat e pësuar. E ndërlikuar vetë, por në momente të caktuara pashë Napolin më të bukur të sezonit.

“Tani jemi -4, por sipas meje jeni të sëmurë nëse mendoni se unë fle çdo natë duke menduar për distancën me Juven. Unë jam i sëmurë për futboll, jo për rezultate, mendoj vetëm për skuadrën time. Dëshironim të ktheheshim brilantë në 20 metrat e fundit dhe sot ishim mirë, por për fat të keq shpesh mendojmë për sulmin dhe harrojmë mbrojtjen”.

“Presidenti dëshironte kualifikimin në Champions dhe ia dolëm, për mua titulli nuk ishte synimi kryesor, nuk e di për lojtarët… Tani dua të qetësohem pak, ndërsa që nesër do të mendoj për sfidën e së dielës. Nuk e kemi strukturën mendore dhe fizike për të menduar por të gjitha ndeshjet njëherësh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *