Sarri i sinqertë: Nuk e di si fitohet ndaj Guardiolës!

0

Çelsi dhe Mançester Siti do të përballen me njëri-tjetrin pasditen e nesërme në “Stamford Bridge”, në një sfidë që pritet të jetë mjaft e luftuar. “Citizens” janë në krye të Premier Ligës, në kuotën e 41 pikëve dhe do të provojnë të mbajnë kryesimin edhe pas transfertës së vështirë ndaj bluve të Londrës, të cilët nga ana e tyre kërkojnë të hedhin pas humbjen e mesjvaës ndaj Uolves.

Në kuadër të sfidës, ka folur numri një i pankinës së londinezëve, pikërisht Mauricio Sarri, i cili ka deklaruar se Mançester Siti është një ekip më i fortë se Çelsi, por gjithashtu shtoi se në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka dhe se skuadra e tij duhet të ketë besim se mund ta fitojë sfidën. Gjithashtu, Sarri u tregua i sinqertë kur u pyet se si mundet Guardiola, duke u përgjigjur që, ai nuk ka fituar kurrë ndaj Guardiolës, kështu që nuk e di.

NDESHJA – “Mund të them se për momentin ata janë më të fortë se ne. Objektivi ynë është që të jemi skuadra më e fortë në Europë dhe kjo gjë arrihet duke punuar. Duhet të përmirësohemi. Jemi me fat, pasi për 90 minuta mund të ndodhë gjithçka. E dimë shumë mirë se ishte e vështirë, por na duhet të besojmë deri në fund”.

ÇELSI NË NJË MOMENT JO TË MIRË – “E nisëm shumë mirë sezonin dhe tani po kalojmë një moment të vështirë. Mendoj se është diçka normale. Herët apo vonë, ishte normale që do të kishim vështirësi. Na duhet të punojmë dhe t’i zgjidhim këto probleme, duke u përmirësuar në një mënyrë përfundimtare”.

SI FITOHET NDAJ GUARDIOLËS – “Nuk e di! Kundër Guardiolës e kam humbur çdo ndeshje, kështu që nuk e di. Duhet të pyesni dikë tjetër për këtë gjë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.