Sarri i lumtur: Higuain, një ndër më të mirët!

0

Gonzalo Higuain ka kaluar vizitat mjekësore në ekipin e Çelsit dhe shumë shpejt do të firmosë kontratën me ekipin e tij të ri. Blutë e Londrës, kanë një sfidë delikate mbrëmjen e nesërme, ku do të luajnë ndeshjen e kthimit për gjysmëfinalen e “Carabao Cup” ndaj Totenhemit.

Në kuadër të sfidës së nesërme, ka folur për mediat pikërisht numri një i pankinës së Çelsit, Mauricio Sarri. Tekniku italian ka deklaruar se ekipi duhet të reagojë pas humbjes ndaj Arsenalit, si dhe ka zbuluar në rast se Higuain do të luajë nesër.

FORMA E EKIPIT – “Duhet të reagojmë në fushë. Diskutova dhe me lojtarët dhe do provojmë të bëjmë më mirë dhe të motivohemi më shumë. Po mundohemi të ndryshojmë disa gjëra, pasi na duhet të reagojmë patjetër në fushë”.

HIGUAIN – “Është një sulmuesi i fortë, sidomos në sezonin tim të parë në Napoli. Ai bëri një super sezon. Padyshim, është një ndër sulmuesit më të mirë që kam pasur në karrierë. Ka eksperiencën e duhur për të luajtur këtu”.

MUNDËSIA E HIGUAIN PËR TË LUAJTUR NESËR – “Është shumë afër firmosjes me ne. Shpresoj që të rikthehet të shënojë dhe të jetë në formën e tij më të mirë. Ndaj Totenhemit është e pamundur të luajë, pasi dhe transferimi nuk do të jetë finalizuar, kështu që nesër nuk luan”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.