Sarri i fokusuar te kampionati, ndaj PAOK-ut pa tre titullarë

0

Sot Çelsi do të luajë në transfertë ndaj PAOK-ut në kuadër të edicionit të ri të Europa League. Tekniku i skuadrës londineze, Mauricio Sarri, bëri të ditur para gazetarëve arsyen e mungesës së yllit të skuadrës, belgut Eden Hazard.

“Pas ndeshjes me Kardifin, ai më tha se ndihej pak i lodhur, kështu që e mendova të arsyeshme një pushim për të”, tha tekniku italian. Hazard e ka filluar në mënyrë fantastike sezonin në Premier Ligë, me katër gola në pesë takimet e para. Bashkë me sulmuesin e krahut nuk kanë udhëtuar edhe David Luiz e Mateo Kovaçic, të dy për arsye dëmtimesh.

Në Selanik, Çelsi s’do ta ketë aspak të lehtë. PAOK është në një formë të mirë dhe mbështetja e zjarrtë e tifozerisë vendase do t’i motivojë ata së tepërmi. Skuadra nga Selaniku ka fituar të treja ndeshjet e para në kampionat, por ka shtatë pikë në renditje si pasojë e trazirave në ndeshjen e sezonit të kaluar ndaj AEK-ut, ku presidenti ruso-grek i PAOK-ut, Ivan Savidis, hyri në fushë pas anulimit të një goli nga gjyqtari i takimit në minutën 89-të

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.