Sarri: Higuain po vuan, pres më shumë nga ai

Ndeshjet në transfertë janë kthyer në një makth për Çelsin. Blutë e Londrës kanë humbur katër nga pesë takimet e fundit dhe skuadra rrezikon të mos sigurojë një vend në Champions për të dytin vit radhazi.

Në daljen për shtyp pas ndeshjes ndaj Evertonit, ku skuadra e tij u mund me rezultatin 2 – 0,  trajneri i Çelsit Mauricio Sarri theksoi se skuadra e tij po kalon një problem psikologjik.

“Pjesën e parë luajtëm futbollin më të mirë që kemi bërë ndonjëherë, po të vazhdojmë të luajmë ashtu dhe në pjesën tjetër të sezonit nuk kemi pse të shqetësohemi. Pjesa e dytë ishte për t’u harruar. Mendoj se kemi një problem mentaliteti. Krijuam gjashtë  ose shtatë raste për shënim, në futboll është e pafalshme po të mos shënosh me kaq shumë raste”.

“Mund ta kapim vendin e katërt. Nuk e kuptoj pse flitet sikur është diçka e pamundur. Na mbeten edhe tëtë ndeshje deri në fund. Por e përsëris duhet që në këto tetë të ndeshje të luajmë si në pjesën e parë”.

HIGUAIN – “Higuan po vuan në këto momente, kjo është  e dukshme. Ka pasur probleme këtë javë në stërvitje dhe ende s’mund të luajë 90 minuta. Sigurisht që mund të bëjë më mirë, duhet të përmirësohet nga ana fizike dhe mendore”, tha Sarri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *