Sarri heq rregullat e Kontes, s’ka më hotele dhe “diktaturë” në dieta

0

Mauricio Sarri dhe Antonio Konte janë të dy trajner të kombësisë italiane, por të përbashkëtat midis tyre mbarojnë aty. Trajneri i ri i Çelsit ka ndryshuar disa nga rregullat e vendosura nga paraardhësi i tij gjatë qëndrimit të tij 2-vjeçar tek ekipi londinez.

Si fillim Sarri ka vendosur që të heqë rregullin e grumbullimit të skuadrës në hotel një ditë para ndeshjeve në “Stamford Bridge”. Sipas italianit lojtarët nuk kanë nevojë të grumbullohen dhe ata mund të flenë në shtëpinë e tyre një ditë para ndeshjes.

Ndërsa rregulli i dytë ka të bëjë dietat e futbollistëve. Sarri në ndryshim nga Konte është më dorëlëshuar në këtë aspekt, duke i lejuar lojtarëve të tij, ndonjë gotë vere më shumë ose ndonjë fakt të bollshëm, mjafton që në fund të muajit pesha e tyre të jetë brenda standardeve të vendosura nga stadi i përgatitjes atletike.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.