Sarri, helm ndaj Juves: Dëshironim sulmuesin e Sasuolos, por refuzoi… Marota

A kontrollon më klube Juventusi në Itali? Para shumë vitesh, në kohën e Moxhi, diheshin lidhjet e klubit bardhezi me Mesin ëndërr, Sienën e disa klube të tjerë, por duket se asgjë nuk ka ndryshuar.

Të paktën kështu mendon Napoli, sepse trajneri Mauricio Sarri sot lëshoi një deklaratë të fortë, edhe pse në fund shtoi se bënte shaka.

“Synonim të merrnim sulmuesin Politano nga Sasuolo, por Marota na tha që nuk është në shitje”.

Çfarë lidhje ka administratori i deleguar i Juves me Sasuolon? Me sa duket disa gjëra nuk kanë ndryshuar, ose të Napoli janë paranojakë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *