Sarri hedh sytë nga Serie A, piketohet zëvendësuesi i Hazard

0

Eden Hazard do të transferohet te Reali i Madridit në verë me shumë mundësi. Belgu e ka shprehur disa herë dëshirën e tij për të luajtur me kampionët në fuqi të Europës dhe Çelsi po punon për të gjetur zëvendësuesin e tij. Në fillim u përfol për një interesim kundrejt Filip Kutinjos, por presidenti i Barcelonës mohoi mundësinë e shitjes së brazilianit.

Sarri ka hedhur sytë nga Italia dhe “Daily Mail” zbulon objektivin e trajnerit italian. Ai është Lorenco Insinje, me të cilin Sarri ka punuar te Napoli. 27-vjeçari shihet si pasuesi perfekt i Hazard dhe Çelsi do të tentoje të sigurojë shërbimet e sulmuesit italian në verë. Presidenti De Laurentis refuzoi 70 milionë euro nga Liverpuli dhe “Blutë e Londrës” nuk do e kenë aspak të thjeshtë të mbërrijnë të Insinje.

Paratë nuk janë problem dhe Çelsi po përgatit ofertën e duhur. Nëse Napoli reziston dhe refuzon ta shesë lojtarin, Sarri do të nisë sulmin për Riçarlison të Evertonit. Braziliani 21-vjeçar po bën shumë mirë me ekipin nga Liverpuli dhe gjatë këtij sezoni ka shënuar 10 gola në kampionat.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.