Sarri fton Terrin dhe ul euforinë: Një pikë referimi për ne, nuk jemi akoma për titull!

0

Xhon Terri ishte pranë kalimit në Rusi tek ekipi i Spartakut të Moskës, por mbrojtësi 37-vjeçar vendosi në fund të refuzojë ofertën. Një dritare i është hapur te Çelsi për të punuar në stafin teknik të Mauricio Sarrit, por Terri nuk e ka vendosur akoma.

Trajneri italian ka folur për situatën në fjalë para ndeshjes me Kardifin dhe mirëpret rikthimin te Çelsi të një emri të madh si Xhon Terri, i cili është një simbol i “Bluve të Londrës”.

“Nuk ka dyshim që Xhon Terri do të ishte një pikë referimi për mua, por dhe për të gjithë. Gjithçka varet nga ai, por unë jam munduar ta ndihmoj. Herën e fundit që bisedova me të, më tha se dëshironte të luante dhe për një sezon, por të shohim se çfarë do të ndodhë në orët e ardhshme.

Titulli? Mançester Siti dhe Liverpul janë pretendentët kryesorë, ndërsa ne kemi nevojë për një hap tjetër, për të qenë në nivelin e tyre. Është shumë e vështirë dhe e them me ndershmëri këtë gjë”, përfundon trajneri italian i Çelsit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.