Sarri flet për Fabregas: Dua që të qëndrojë!

Emri i Çesk Fabregas është një ndër më të lakuarit, për sa i përket merkatos së janarit. Kohët e fundit është folur shumë për një transferim të mundshëm të spanjollit te Milani.

Duke parë dhe kontratën e mesfushorit që skadon në fund të sezonit, Çelsi mund të detyrohet ta shesë, pasi në rast të kundërt spanjolli do të jetë një lojtar i lirë në verë. Lidhur me këtë çështje ka folur dhe tekniku i bluve, Mauricio Sarri, i cili ka thënë se dëshira e tij është që Fabregas të qëndrojë.

“Kam folur me klubin dhe para një muaji për këtë çështje. E di shumë mirë që nuk është e lehtë, por mendoj se mund të gjendet një marrëveshje. Është i rëndësishëm për ne, pasi është e vështirë të gjesh një mesfushor me teknikën e Fabregas, kështu që mendoj që duhet të qëndrojë”.

“Marrëveshja është e vështirë, pasi klubi kërkon kontratë të shkurtër, ndërsa lojtari kërkon kontratë të gjatë. Çesk është një lider dhe është e rëndësishme për mua dhe stafin që të qëndrojë. Mendoj se do të gjejmë një zgjidhje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *