Sarri e pranon, ja kush do të jetë mungesa e madhe e Çelsit

Maurisio Sarri tha pas ndeshjes kundër Uotfordit, e fituar 3-0 nga Çelsi, se mesfushori Ngolo Kante me shumë gjasa e ka mbyllur sezonin, pasi francezi doli nga fusha e lojës duke çaluar. 28-vjeçari do të kryejë dhe disa vizita mjekësore ditën e hënë, aty ku do të mësohet dhe shkalla e dëmtimit dhe periudha që Kante do të qëndrojë jashtë fushave.

Çelsi është në një moment shumë kritik, pasi duhet të kalojnë Ajntratin e Frankfurtit për të arritur në finalen e Europa League, si dhe duhet të fitojnë ndeshjet e mbetura në Premier League nëse duan që të rediten mes katër më të mirave në kampionatin anglez.

Kante ka qenë një pikë kyçe për Çelsin që nga transferimi i tij nga Leisteri 3 sezone më parë dhe mesfushori francez, është përshtatur mjaft mirë edhe me skemat e Sarrit, i cili i ka besuar në çdo takim këtë sezon si titullar. Një lojtar shumë i rëndësishëm për Blutë e Londrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *