Sarri: Dueli me Interin mbetet special, ja çfarë mendoj për Dibala

0

Juventusi dhe Interi do të forcat mes tyre në ndeshjen e ditës së nesërme, që zhvillohet në orën 13:30. Mauricio Sarri e vlerëson miqësoren kundër ekipit zikaltër. Ekipi ka kryer pak stërvitje dhe lojtarët nuk janë në maksimumin e tyre.

Trajneri i Juventusit kërkon të shohë të njëjtin ekip që zbriti në pjesën e dytë kundër Totenhemit. Për Ronaldon e ka ndarë mendjen se në cilin pozicion do ta vendosë dhe pret shumë nga ai.

Nuk mungon as një koment për Paulo Dibala. E ardhmja e argjentinasit me Juven është në dyshim, por Sarri tregon planin e tij në lidhje me 25-vjeçarin.

MIQËSORJA – “Juventus-Inter nuk është një ndeshje si të tjerat. Përballë do të vihen dy ekipe jo në kushtet e duhura për të shprehur më të mirën për shkak të kondicionit fizik. Do të përpiqemi t’i japim vazhdimësi asaj çfarë bëmë në fillimin e pjesës së dytë kundër Totenhemit.”

CR7 – “Në futboll nuk mund të privilegjohet vetëm njëra fazë, kështu që do i japim prioritet edhe mbrojtjes. Ronaldon do e përdor fillimisht si sulmues i majtë. Ai duhet të bëjë diferencën.

Lojtarëve ju kërkoj shumë në stërvitje. Më pëlqen të shoh një skuadër që riprodhon ritmet e ndeshjes edhe në stërvitje. Ky grup mund ta bëjë me lehtësi diçka të tillë. Fundi i korrikut deri me 10 gusht do të jetë faza deçizive e përgatitjeve.”

DIBALA – “Dibala mund të bëjë pa probleme ‘nëntëshin fals’, por mund të gjejmë edhe zgjidhje të tjera. Mund të luajë edhe si numër dhjetësh pas dy sulmuesve. Premier Liga? Diferenca me kampionatin anglez dhe të tjerët ka të bëjë vetëm me aspektin ekonomik.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.