Sarri dhe gishti i mesit ndaj tifozëve: Ata janë vetëm disa idiotë!

Mauricio Sarri është prezantuar si trajneri i ri i Juventusit, me konferencën që zgjati më shumë se një orë. Italiani foli mbi shumë tema dhe në fund nuk mund të mungonte edhe një pyetje mbi episodin e famshëm, kur Sarri i tregonte gishtin e mesit tifozëve bardhezinj.

Sipas teknikut, ai episod nuk duhet të kishte ndodhur, por ata që provokuan ishin vetëm disa idiotë, të cilët nuk kanë lidhje me Juventusin.

“Ata janë disa idiotë që nuk përfaqësojnë Juventusin. Reagova keq dhe nuk duhet ta bëja. Por, në stadium ose pankinë nuk kam parë fyerje apo të më hedhin m… Jashtë ndodhi një episod teksa shkoja në stadium dhe disa më ofenduan, por ata nuk përfaqësojnë Juventusin, janë vetëm disa idiotë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *