Sarkazma e italianëve! E lidhin Ramën me ekipin e Juventusit: Kështu premton lehtë dhe vjedh gjithçka

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë ditën e djeshme nëpër rrugët e Tiranës për t’u siguruar në respektimin e masave të marra në luftën ndaj pandemisë Covid-19. Kreu i qeverisë shqiptare ka debatuar me të moshuarti duke u kërkuar që të kthehen nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa një detaj tërhoqi vëmendje të madhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Në Italinë fqinje ra në sy menjëherë xhupi i Ramës, që ishte i klubit të Juventusit, një skudër kjo për të cilën vetë Kryeministri është tifoz. Kjo është shpërndarë në media e portale italiane, ndërsa një foto është publikuar edhe nga faqja e njohur “Calciatori brutti”. “Kryeministri i Shqipërisë është vërdallë në Tiranë duke u shpjeguar njerëzve se duhet të qendrojnë në shtëpi. Vëreni ndonjë gjë të çuditshme”, shkruajë këta të fundit për fansat e tyre në faqen e “Facebook”.

E sigurisht komentet nuk kanë munguar, madje disa prej tyre ishin edhe të spikatur, teksa komentuesit ironizonin me ekipin e Juventusit.  “Si një politikan i mirë, të paktën ai është koherent … në fushatat elektorale ai mund të premtojë dhe të vjedhë gjithçka”, shkruante njëri prej komentuesëve duke ironizuar me faktin se bardhezinjtë shpesh akuzohen në Serie A si të favorizuar e që shpesh “vjedhin” ndeshjet falë arbitrave.

Ndërkohë një tjetër komenton me fjalët: “Ai e bën atë për të mbajtur distancën e tij, me këtë xhaketë ata të gjithë do t’i qëndrojnë larg”. “Pa maskë mbrojtëse, në fund të fundit është juventin dhe rregullat nuk vlejnë”, është batuta e dikujt tjetër. Komente këto të spikatura dhe të goditura nga ana e ndjekësve të faqes së njohur sarkastike “Calciatori brutti”, të cilat kanë marrë edhe aprovimin e shumë të tjerëve, ndërsa lista e atyre që shkruajnë është vërtet e gjatë./Sport Ekspres/