Santos: Nuk varemi nga Ronaldo, Suarez dhe Kavani janë si ai

Trajneri i Portugalisë Fernando Santos ka komentuar ndeshjen që skuadra e tij do të ketë me Uruguain në raundin 1/16. Në konferencën për shtyp, tekniku ka folur me superlativa për kundërshtarin, megjithatë beson shumë se skuadra e tij do ia dalë që të avancojë më tej. Ishin të pashmangshme pyetjet për yllin e skuadrës, Kristiano Ronaldon, por në këtë pikë, numri 1 i stolit të portugezëve e thekson se futbolli është lojë kolektive dhe Ronaldo nuk mund të ja dalë i vetë.

“Duhet të luajmë si ekip. Në dy vite konkurrenca ka qenë e madhe. Uruguai ka përvojë dhe një trajner të madh. Do të jetë një ndeshje spektakolare.

“Sapo porosita një kafe, unë e prisja të më pyesnit për Ronaldon. Thuhet se çdo ekip varet nga lojtarët që ka, ne kemi një nga lojtarët më të mirë në botë, por edhe Kavani dhe Suarez anësi ai. Nëse Kristiano luan vetëm ne humbasim… Edhe kur ai shënon tre gola, ai i realizon me ndihmën e shokëve të tij të skuadrës”.

“E vërteta është se unë kam në skuadër lojtarë të mëdhenj, të cilët në disa nga klubet më të mira në botë, po kështu dhe kështu Uruguai. Do të jetë një lojë spektakolare, ose do të fitojmë ose do të shkojmë në shtëpi, unë mendoj se do ia dalim ne”.

“Forca më e madhe e Uruguait është vetë Uruguai: ka trajner të njëjtë për 12 vjet dhe një cilësi të lartë të përgjithshme, është një ekip që është vështirë t’i gjesh dobësi”.

“Entuziazmi i portugezëve kthehet në Kampionatin Europian dy vjet më parë, skuadra nuk ka humbur që nga 17 ndeshje. Unë shpresoj që ta bëjmë popullin tonë të lumtur. Ne e dimë se çfarë po ndodh në Portugali, e gjithë kjo nuk duhet të përkthehet në presion dhe në emocione. Pastaj, është e qartë se Uruguai dëshiron të fitojë gjithashtu, të gjithë duan të bëhen kampionë Bote. Ne duhet të jemi shumë të përqendruar, nuk mendoj se Europiani dhe Kupa e Botës mund të krahasohen, pasi janë dy turne të ndryshëm dhe kanë kaluar dy vjet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *