Santos: Faleminderit Greqi, babai im tani do pijë birra

0

 Tekniku kampion Evrope pranon se kombëtarja greke ishte një argument bindëse se skuadra e tij mund t’ia dilte ndaj Francës dhe i thur lavde Ronaldos për sjelljen e tij

Ai e nisi Kampionatin Evropian me një nga kuotat më të vogla se mund të fitonte turneun. Pak kush besoi tek ai dhe te skuadra e tij. Tekniku Fernando Santos është “Zhoze Murinjo” i dytë i Portugalisë dhe madje një hero shumë më i madh, sepse ai i solli kombit portugez një trofe ndërkombëtar, trofeun e kampiones së botës. Edhe finalen ai nuk e nisi si favorit. Në konferencën për shtyp para ndeshjes deklaronte se ishte gati të pranonte të gjitha kritikat e mundshme, me kusht që “thjesht” të dalë si triumfues nga finalja. Epo, pati të drejtë. Ai fitoi dhe madje me një lojë jo edhe aq të kritikueshme. Në fund të fundit, finale të bukur nuk ka dhe rrjedhimisht as lojë.

Deklarata – “Jam shumë i lumtur, sigurisht. Mbi të gjitha, fillimisht do të doja të falënderoja Zotin që ishte me ne, gruan time, nënën, nipin tim. Babain tim kudo që është, me siguri po pi disa birra. Dua të falënderoj shumë edhe Greqinë”, – e nisi konferencën e tij për shtyp strategu i luzitanëve. Pse grekët? Sepse para 12 vitesh Portugalia humbi në finale ndaj Greqisë, e cila nuk ishte favorite, por i mposhti Kristiano Ronaldon me shokë. Morali: edhe i vogli mund të triumfojë. Kështu, suksesi i Portugalisë erdhi si hakmarrje ndaj vetes (dhe Greqisë), por nxitur edhe nga ajo disfatë e pafalshme për ekipin e Europianit 2004. i pyetur për dëmtimin e Kristiano Ronaldos, Santos u shpreh: “Kristiano është një shembull perfekt. Sot (dje) ai u përpoq të qëndrojë në fushë. Në dhomën e zhveshjes ishte shumë i fortë, ndihmoi të gjithë djemtë, ky është përkufizimi i punës në skuadër. Ne kemi një të ardhme të ndritur përpara, por për momentin na duhet të festojmë.” Epo, Santos ka të drejtë! Është kampioni i ri i Evropës!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image