“Santiago Bernabeu” me pamje tjetër, priten vetëm milionat

Reali i Madridit po planifikon të rikonstruktojë stadiumin “Santiago Bernabeu”, që do të ketë një pamje krejtësisht tjetër dhe do të bëhet spaktakolar. Shumë shpejt mund të fillojnë ndërtimet, madje që në fund të këtij viti.

Në fakt kishte disa vite që pritej një projekt i denjë dhe për këtë ishin kontaktuar studiot më prestigjioze arkitektonike në botë. Tashmë hapi tjetër është sigurimi i të ardhurave.

Presentación en el ayuntamiento de Madrid de la modificación y obras del estadio Santiago Bernabeu.

Në Asamblenë e Jashtëzakonshme të 23 shtatorit, presidenti Florentino Perez do t’u kërkojë lejen partnerëve të tij për të marrë një kredi që mbulon shpenzimet për ndërtimin e stadiumit të ri.

Parashikohet që punimet të zgjatin 3-4 vjet. Nëse nuk do të ketë vonesa, mendohet që punimet të nisin në muajt e ardhshëm. Fasada e stadiumit do të jetë krejtësisht tjetër, ndërkohë që pritet të ketë edhe ndryshime në brendësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *