“Santiago Bernabeu” i së ardhmes/ Jo vetëm cati e lëvizshme, sekreti qendron te tapeti i barit

0

Mitiku “Santiago Bernabeu“ po do i nënshtrohet një rikonstruksioni, ndërsa projekti i ri sjell me vete shumë risi, që do i japin një tjetër fytyrë shtëpisë së Realit të Madridit. Një nga elementet kryesore të këtij plani është çatia e lëvizshme e stadiumit, e cila do të hapet e do të mbyllet sipas dëshirës e kushteve atmosferike. Megjithatë sekreti nuk do të jetë vetëm te çatia, por edhe te dyshemeja. Sipas asaj që raporton “Marca”, tapeti i barit do të jetë i lëvizshëm, duke e bërë Bernabeun e ri një nga stadiumet më spektakolare në botë.

Qëllimi i drejtuesëve të klubit galaktik është që të mbushin arkat e tyre nëpërmjet këtij investimi, që nuk do të sillet vetëm rreth futbollit. Kështu Reali synon që stadium i tyre të përdoret edhe për qëllime dhe aktivitete të tjera, si koncerte apo ndeshje basketbolli. E për të shkuar deri këtu vjen në ndihmë zhvendosja e barit të fushës, i cili në këtë mënyrë nuk do të dëmtohet. Me anë të një mekanizmi në pak minuta tapeti i “Santiago Bernabeut” ndërron fytyrë, për t’i lënë vendin një tjetër dyshemeje tjetër të përshtatshme për aktivitetin që zhvillohet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.