Santi Kazorla nuk dorëzohet, rinis gjithçka nga Vijareali

Santi Kazorla është pa dyshim një ndër futbollistët më të pafat në qarkullim, por dëmtimet e shumta nuk e kanë nënshtruar dhe tashmë mesfushori kthehet te Vijareali, klubi ku u rrit.

Kazorla luajti të Vijareali që kur nisi futbollin profesionist në vitin 2003, duke regjistruar më shumë se 220 ndeshje me Nëndetësen e Verdhë.

Në vitin 2012 Arsenali pagoi 10 milionë sterlina për ta blerë dhe si Topçi Kazorla luajti 180 ndeshje, duke fituar dy herë Kupën FA.

Vitet e fundit Kazorla ka vuajtur pa fund nga dëmtimet, aq sa kthimi në fushë dukej i pamundur.

Kontrata e tij me Arsenalin përfundon më 30 qershor dhe Vijareali ka zyrtarizuar sot marrëveshjen me mesfushorin, i cili kthehet për të tretën herë në shtëpi. Fillimisht marrëveshja është që Kazorla të stërvitet gjatë verës me Vijarealin dhe nëse do të tregojë se fizikisht është kthyer në formë të plotë, atëherë do të jetë nën kontratë për sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *