Sanja për Gjimshitin&Co.: “Nuk janë shokë, janë vëllezërit e mi”

Bakari Sanja është një nga ata futbollistë që mund të konsiderohen fatlumë, sepse në karrierë kanë fituar gjithçka, nga trofetë me Sitin e Arsenalin, deri te milionat që i garantojnë një jetë të qetë.

Megjithatë, francezi në vitet e fundit të karrierës nuk pranon të shijojë “pensionin” e qetë dhe ka vendosur një bast personal, duke firmosur në janar për Beneventon. Një bast i fituar për mbrojtësin e njohur, sepse fitoi zemrat e gjithë tifozëve dhe respektin e klubit dhe lojtarëve. Dha gjithçka në fushë, ashtu si Berat Gjimshiti me shokë, edhe pse në fund erdhi rënia nga Seria A. Një rënie e gatuar në pjesën e parë të sezonit, por Sanja u kthye në një lider dhe Benevento luftoi deri në fund, duke shijuar edhe fitore si ajo ndaj Milanit në San Siro. Jo më kot, stadiumi në Benevento ishte gjithnjë plot dhe në ndeshjen e fundit të gjithë tifozët ishin në këmbë, duke duartrokitur skuadrën.

Tani që sezoni mbaroi, Sanja ka nxjerrë për drekë gjithë skuadrën dhe me Instagram shkruan: “Këta nuk janë shokët e mi, janë vëllezërit e mi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *