Sanja nuk dorëzohet, i hap sfidë “plakjes” duke firmosur në MLS

Bakari Sanja ende nuk e ka mbyllur me futbollin. Ish-futbollisti i Arsenalit e Mançester Sitit, ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me kanadezët e Motreal Impakt, të cilët luajnë në MLS-në amerikane.

Francezi, sezonin e shkuar ishte pjesë e Beneventos në Serinë A, ndërsa në gushtin e këtij viti firmosi me Montral, me të cilët firmosi për fundin e sezonit, me opsion për të rinovuar për vitin e ardhshëm. Duket se drejtuesit kanadez, kanë besim në aftësitë e mbrojtësit anësor dhe kanë rinovuar për një vit kontratën.

Sanja u bë i njohur me fanellën e Okserit në Francë fillimisht, përpara se të kalonte në radhët e Arsenalit, ku luajti për shtatë vite, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të dashur për londinezët. Gjithashtu, mbrojtësi 35-vjeçar ka luajtur dhe për Mançester Sitin për tre vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *