Sane tepër i shtrenjtë, Bajernin në negociata për tre lojtarë

Largimet e Frank Riberi dhe Arjen Roben kanë lënë një boshllëk të madh te Bajernit. Drejtori sportiv Hasan Salixhimiç paralajmëroi pak ditë më parë se klubi nuk kishte ndërmend të rrinte duarkryq dhe në javët në vijim pritet që vendet e lëna bosh nga dy legjendat t’i marrin dy lojtarë të tjerë.

Sipas medies së njohur gjermane “Sport Bild”, në listën përfundimtare të bavarezëve janë tre lojtarë: Janik Ferreira-Karrasko, Stivën Bergvejn dhe Hakim  Zijek. Të tre lojtarët janë nën kontratë me klubet respektive, por buxheti i Bajernit është i mjaftueshëm për të blerë kartonin e të paktën dy prej tyre.

Negociatat e Bajernit për Liroi Sane janë mbyllur dhe tani kampionët e Gjermanisë janë të detyruar të shikojnë në treg për alternativa të tjera që vijnë me një çmim më të lirë se sa shumë që Mançester Siti kërkonte për talentin gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *