Sane dhe Pepe jashtë planit, Bajernin e tundon një holandez

0

Bajerni i Mynihut u tërhoq nga bisedimet për Leroi Sane dhe Nikolas Pepe. I pari u konsiderua shumë i shtrenjtë për financat e kampionëve të Gjermanisë, ndërsa talenti afrikan i Lilës nuk bindi të gjithë anëtarët e bordit të bavarezëve.

Megjithatë, mediet gjermane janë të sigurta se Bajerni nuk ka ndërmend ta mbyllë merkaton e kësaj vere pa një përforcim për krahët e sulmit. Sipas “Bild”, fokusi i bavarezëve ka shkuar drejt talentit të PSV-së, Stivën Bergvejn.

Sulmues 21-vjeçar është një ndër talentet më premtues të futbollit holandez dhe është kthyer një pjesë të rregullt të grumbullimeve të kombëtares holandeze. Firma me Bergvejn s’do të jetë aspak e lehtë, pasi për të interesohen klube të shumta në Angli.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.