Sandro: Te Juventusi ndihem mirë, por kam dëshirë të shkoj në…

Aleks Sandro ka dhënë një deklaratë që nuk është pritur aspak mirë në Torino. Mbrojtësi i krahut të majtë i pyetur nga gazetarët mbi të ardhmen e tij, sqaroi se ishte i lumtur te kampionët e Italisë, por braziliani zbuloi se ka një kampionat që tundon.

“Për momentin ndihem shumë mirë te skuadra dhe në kampionatin ku po luaj. Kam dëshirë të qëndroj të këtu, pasi jam shumë i lumtur, por kam dhe dëshirë për të luajtur në kampionatin anglez”, tha 27-vjeçari.

Në verën e 2017-ës, Sandro ishte shumë pranë kalimit te Çelsi. Antonio Konte bëri një ofertë prej 60 milionë Eurosh për mëngjarashin, por drejtuesit e Juventusit i refuzuan në mënyrë të njëpasnjëshme “çeqet” nga londinezët. Kontrata aktuale e  27-vjeçarit skadon në qershor të 2020-ës dhe me klubi është duke u munduar të marrë miratimin e lojtarit për rinovimin e marrëveshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *