Sanço: Idhulli im është Ronaldinjo, nuk kam pirë kurrë birrë gjermane  

Xhejdon Sanço është njeriu i momentit në Gjermani, pasi edhe pse është vetëm 18 vjeç deri më tani ka dhuruar 7 asiste dhe ka realizuar një gol vetë, duke vendosur një rekord absolut.

Anglezi ka dhënë një prononcim të shkurtër për gazetën “Bild” ku ka treguar për aventurën e tij të re, idhullin e tij, deri tek ftesa nga Kombëtarja. Lojtari i Dortmundit tregon se edhe pse jeton në Gjermani ai ende nuk ka konsumuar birrë.

“Këtu në Gjermani ka më shumë qetësi. Unë kam lindur në Londër dhe atje ka shumë zhurmë gjatë gjithë kohës. Pas stërvitjes këtu mund të qetësohem dhe të kaloj kohë me babin tim. Vetëm diçka dua të veçoj, që unë nuk kam konsumuar asnjëherë birrë gjermane”.

“Dua të falënderoj trajnerin që më ka dhënë mundësinë që të luaj për Dortmundin. Është diçka madhështore të luash para 80.000 spektatorëve që nuk i ndodh kujtdo. Më pëlqen që të futem në driblim. Kam shumë vetëbesim dhe them se kam talent për të treguar ende. Kur jam një për një me kundërshtarët them se mund të bëj mirë. E ardhmja në Angli? Nuk e di se çfarë mund të ndodhë me të ardhmen”.

Idhulli im? Jam rritur duke parë videot e Ronaldinjos. Më kanë pëlqyer shumë lëvizjet e tij, që askush nuk kishte guximin që t’i bënte. Sa për ftesën në Kombëtare ishte diçka e papritur për mua. E falënderoj trajnerin që e pa rritjen time edhe pse luaj në Bundesliga”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *